“Jam i detyruar të bëjë llogaritë e Tiranës”, Colella para ndeshjes ndaj Kastriotit: Nuk jam i kënaqur, besoj deri në fund.

Në prag të ndeshjes ndaj Kastriotit, trajneri Giovanni Colella doli para mediave ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ai analizoi ndeshjen e radhës dhe u ndal te Tirana ku shpreson në hap të gabuar. Kolela ka folur edhe për ndeshjet e skuadrave të tjera që shpesh herë shkon dhe i ndjek në stadium.

“Nëse fitojmë, sigurisht që ne besojmë. Ne do ta bëjmë deri në fund. Presioni është diçka normale në këtë pikë. Kush nuk ka presion, nuk mund të bëjë as detyrën e trajnerit as të lojtarit. Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla. Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën.

Nuk më kënaq vendi i dytë, por nëse e meritojmë do të qëndrojmë. Në jetë ka shumë objektiva të cilat shpesh herë nuk arrijmë që të realizohen dhe janë gjëra që ndodhin në jetë. Me vendin e dytë nuk jam aspak i kënaqur. Por sigurisht duhet bërë edhe një analizë e thellë për çfarë kemi dhënë gjatë sezonit.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)