Ylli i “Titanic” dhe gjysma tjetër e tij, supermodelja Camila Morrone, kaluan ditën e veçantë në bordin e një jahti me një rreth të vogël miqsh të ngushtë pasi nuk kishin edhe mundësi tjetër për shkak të kufizimeve të Covid 19.
Festa e ditëlindjes së Camila-s u plotësua me pamjen e mrekullueshme të perëndimit të diellit, ndërkohë që të ftuarit mbanin kapele dhe çizme kauboj për t’iu përshtatur kodit të veshjes.
2 vite më parë, Leo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur filloi të dilte me të dashurën e tij. Dyshja e famshme ndezi për herë të parë thashethemet në vitin 2017.
Por ata nuk e bënë marrëdhënien zyrtare deri në debutimin në tapetin e kuq gjatë “Awards 2020 Academy”.
Kjo ishte hera e parë që aktori u shfaq në tapetin e kuq me një të dashur pas 15 vitesh.
Sipas një burimi të afërt me çiftin e lumtur, për 23 vjetorin Leo marri vendimin që të birësojnë së bashku një qenush.
Edhe pse ka një hendek prej njëzet e tre vitesh midis të dashuruarve, duket se marrëdhënia e tyre është vendosur të zgjasë.