Një nga këshillat më popullore dhe më të vërteta për një shëndet më të mirë është ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve në ditë.
Falë ngjyrave të mrekullueshme që ato i gjejmë në treg, frutat dhe perimet na mundësojnë një ushqyerje të ylbertë të mirë jo vetëm për stomakun por edhe për trurin.
Në këtë artikull do të mësoni rëndësinë e ngjyrave dhe vlerat që ofrojnë frutat dhe perimet sipas ngjyrës.
Portokalli/E Kuqe
E kuqja dhe portokallia janë dy prej ngjyrave më të ndezura të spektrit të frutave dhe perimeve.
Ushqimet me ngjyrë portokalli më të shëndetshme janë:
- Karrota
- Patatja e ëmbël,
- Kungulli,
- Pjepri.
Këto ushqime përmbajnë beta-karoten të cilën organizmi e kthen në vitaminë A.
Kjo vitaminë është thelbësore për rruazat e bardha të gjakut, imunitetin, kockat dhe qelizat.
Kjo vitaminë merret edhe nga disa prej ushqimeve më të mira me ngjyrë të kuqe që janë:
- Domatet,
- Shalqini
- Qitro.
Ato janë të pasura me shumë antioksidantë.
Ushqimet Me Ngjyrë Të Gjelbër
Në këtë kategori, futen barishtet por edhe disa prej perimeve më të mira për shëndetin siç janë brokoli, lakra dhe spinaqi.
Ushqimet me ngjyrë të gjelbër përmbajnë shumë kalium, fibër, folat, vitaminat A, E dhe C.
Ushqimet Me Ngjyra Të Errët
Në këtë kategori futen ushqimet me ngjyrë blu, vjollcë ose edhe kafe siç janë:
- Frutat e pyllit,
- Qershitë,
- Rrushi i kuq,
- Vera e kuqe,
- Kakaoja
- Disa lloje çajrash.
Të gjitha ushqimet e lartpërmendura janë të pasura me flavonoidë.
Këto substanca janë të rëndësishme për shëndetin mendor dhe qarkullimin e gjakut.
Ushqimet Me Ngjyrë Të Verdhë
Në këtë kategori futen kryesisht yndyrnat.
Disa prej tyre, si margarina dhe gjalpi janë të dëmshëm për shëndetin, ndërkohë që vaji i ullirit është i shëndetshëm sepse përmban antioksidantë por edhe ndihmon në përthithjen e vitaminave që treten në yndyrë siç është vitamina A, D, E dhe K.
Përveç këtyre kategorive, një ushqyerje e ylbertë duhet të përfshirë edhe ushqimet me ngjyrë të bardhë siç janë ato të bulmetit por edhe me ngjyrë natyrale siç janë drithërat, kryesisht ato të papërpunuar.