Palltot, xhupat dhe xhaketat e dimrit kanë nevojë të lahen dhe pastrohen një ose dy herë në çdo stinë.
Nëse pallton ose xhupin e vishni çdo ditë, ai duhet larë dy herë në sezon.
Palltot e një materiali më të veçantë duhen dërguar tek pastrimi kimik për më shumë përkujdesje.
Udhërrëfyesi Praktik Për Larjen e Rrobave Të Dimrit
Rregulli i përgjithshëm për larjen e xhupave të dimrit është që t’i kategorizoni sipas materialit dhe gjithmonë të lexoni udhëzuesin
Xhupat prej najloni, me push apo pupla duhen larë së bashku me ujë të ftohtë dhe larës të zakonshëm.
Ato duhen mbërthyer në mënyrë që kopsat dhe zinxhiri të mos shkaktojë ndonjë grisje.
Sa i përket palltove, ato mund t’i lani në programin e lavatriçes për larje me dorë dhe që të pengoni zhubrosjen e pallots, fusni disa topa të vegjël tenisi.
Ato jo vetëm që do ta mbajnë pallton të butë dhe pa rrudha por edhe do të përshpejtojnë procesin e tharjes.
Nëse palltot tuaja janë prej leshi, zgjidhni sërish programin më delikat të larjes së rrobave, ose lajeni me dorë.
Në vend të solucionit larës të zakonshëm, përdorni shampo për bebe ose një solucion të përshtatshëm për rroba leshi.
Për ta tharë, pallton vendoseni drejt dhe horizontalisht duke e sheshuar me dorë për të ruajtur formën sidomos tek shpatullat dhe krahët.
Xhaketat dhe xhupat e lëkurës duhen pastruar vetëm në pastrim kimik.
Ruajtja e Rrobave Të Dimrit
Palltot dhe xhupat prej lëkurë, leshi dhe kadifeje kanë nevojë për hapësirë dhe nuk duhet të rrinë ngjeshur me njëri tjetrin.
Ato duhen mbajtur në varëse druri në pak distancë nga njëra tjetra.
Palltot mund t’i ruani të palosura mirë edhe në kuti të ndryshme plastike.
Xhupat dhe xhaketat e dimrit mund të ruhen në qese të përshtatshme për vakum.
Të gjitha rrobat e dimrit duhen mbajtur në vende të thata, të errëta dhe të freskëta.
Burimi: AgroWeb.org