Ja kush u shpall fituesi i Festivalit të RTSH-së që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”.

Artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Ndërsa fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda u rendit në vendin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

Martina Serreqi me këngën “Vetëm ty”, fitoi Çmimin e Kritikës, ndërsa Peter Pan Quartet me këngën “Edhe një herë” çmimin e Debutuesit më të mirë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.