“Ja kush më bindi të merrja Qatip Osmanin”, Alban Xhaferi zbulon emrin e ish-futbollistit të Vllaznisë: Po rezulton që ka të drejtë…

by KLIKOJE.AL

Vllaznia zyrtarizoi më 30 tetorin e vitit 2023, trajnerin Qatip Osmani, në krye të skuadrës kuqeblu. Shkodranët duket se kanë bërë goditjen e duhur në pankinë me largimin e Migen Memellit. Po si erdhi Qatip Osmani te Vllaznia? Detajet interesante i zbuloi presidenti Alban Xhaferi, që në një prononcim për “Shkodra Sport”, zbuloi.

“Në atë periudhën e dhimbjes së kokës nga situata e krijuar, ishim duke parë për opsione te ndryshme dhe në atë moment unë pata një sugjerim nga një menaxher siç ndodh zakonisht. Më pëlqeu shumë CV-ja e tij, por personi deciziv që më ka bindur për ta marrë Qatip Osmani, është Erald Çinari.

Ai ka qenë personi që më ka treguar të vërtetën rreth gjithçka në lidhje me këtë trajner dhe unë i besova atij. Në fakt rezultoi që kishte patur të drejtë sepse me profesor Qatipin, Vllaznia ka gjetur rezultatet dhe qetësinë e duhur”, deklaroi Xhaferi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.