Kafja mund të jetë mbështetja e çdokujt për të qëndruar vigjilent dhe produktivë gjatë ditës. Stimulon sistemin nervor të trupit dhe na ndihmon të përqëndrohemi më mirë.
Sigurisht që ka edhe disa dobësi. Ata që konsumojnë shumë kafeinë mund të përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë rrjedhën e mendimit dhe të folurit, dridhjet e muskujve, të përzierat, ankthin dhe pagjumësinë.
Ndjenja e gatishmërisë pas një filxhani kafe mund të zgjasë deri në gjashtë orë, mesatarisht. Kjo është arsyeja pse koha kur e konsumojmë ka rëndësi gjithashtu.
Pra, kur është koha më e mirë e ditës për të pirë kafe nëse doni nxitje sa më të mirë në punë? Ja çfarë thonë studiuesit dhe dietologët:
Koha ideale mund të ndikohet nga mosha juaj…
Për të rinjtë, një kafe në mëngjes mund të ndihmojë në rritjen e performancës. Një studim i botuar në 2016, përfshiu studentë që ishin pirës të rregullt të kafesë. Studiuesit i testuan dhe zbuluan se ata që konsmuan kafe në orën gjashtë të mëngjesit para provimit, patën një përformancë më të përmirësuar se ata që e kosnumuan kafen në orën dy të drekës.
Por nuk mund t’i fshijmë vlerat e kafes gjatë drekës, sidomos për të moshuarit, të cilët kanë një tendencë të të përjetojnë një rënie të performancës së kujtesës nga mëngjesi në pasdite.
Gjithashtu konsumimi i kafes varet edhe nga funksionimi biologjik i trupit tuaj.
Kafeina hyn në fuqi menjëherë pas konsumimit, prandaj keni parasysh se duhet të jeni pothuajse “zgjuar” para se të pini një filxhan.
“Ajo që po mësojmë është se çdo qelizë e trupit tonë ka orën e vet biologjike. Nëse përdorni kafeinë … për të zgjuar trurin tuaj, nuk do të thotë që pjesa tjetër e trupit është në të njëjtën zonë kohore. Mund të keni një performancë të mirë, por mund të ndiheni të plogësht ”, tha Zhaoping Li, një profesor i mjekësisë dhe shefi i divizionit të ushqyerjes klinike në Universitetin e Kalifornisë.
Li tha se nuk ka hulumtime përfundimtare nëse një kafe në mëngjes apo pasdite është më e mira. “Ne përpiqemi t’i trajtojmë të gjithë njësoj në një kuptim, por nuk është kështu,” tha ai, duke vënë në dukje se mosha, etnia dhe kultura mund të ndikojnë të gjitha në cilën kohë të ditës është më e mira që ju të pini kafe për performancën gjatë punës.
Li sugjeron të pini kafe në orë të ndryshme të ditës së punës dhe të shihni se si ndiheni.
“Njerëzit që janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kafeinës duhet ta konsumojnë mëngjes, për të parandaluar shqetësime të gjumit, ankth, rrahje të shpejta të zemrës dhe simptoma të tjera të tepërt të kafeinës.”