Në vitin 2019 autoritetet në vend konfirmuan 78 mijë pacientë me sëmundjen e diabetit.
Sipas të dhënave, çdo vit në vendin tonë diagnostikohen rreth 4,000 raste të reja me diabet.
Vetëm gjatë vitit 2019, 8.6 përqind e 411 mijë qytetarëve që kanë kryer kontrollin mjekësor bazë, kanë rezultuar me diabet.
14.5 përqind janë identifikuar si pre-diabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve.,
Shifrat në realitet mund të jenë shumë herë më të lartë, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre, për shkak të mungesës së simptomave të dukshme, nuk e dinë që janë të prekur nga kjo sëmundje.
Llojet e diabetit janë tre.
Bëhet fjalë për:
- Diabetin e tipit 2
- Diabetin e tipit 1
- Diabetin e shtatzanisë.
Ajo që të tre llojet e sëmundjeve kanë të përbashkët është niveli i lartë i sheqerit.
Një nga vitaminat që luan rol kryesor në balancimin e sheqerit në gjak dhe në prodhimin e insulinës është vitamina D.
Studimet e fundit të publikuara në Vëllimin e Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, pohojnë se kjo vitaminë ndihmon me para diabetin.
Të gjithë pacientët me para diabet nëse marrin këtë suplement arrijnë që të parandalojnë kalimin e sëmundjes në diabet të tipit dy.
Kërkimet, treguan se vitamina D ul edhe inflamacionin duke ndihmuar trupin të jetë i shëndetshëm.
Vitamina D faktikisht është një pro-hormon, ndaj dhe lidhja me insulinën është goxha e fortë.
Kjo vitaminë është e vështirë që të merret përmes ushqimeve ndaj dhe këshillohet në formën e kokrrave suplementare.