Edhe të famshmit ashtu si ne kanë gjëra që nuk pëlqejnë tek vetja dhe mundohen t’i fshehin përmes veshjeve të tyre. Bright Side ka sjellë një listë me sekretet e VIP-ave që mund t’i përdorni edhe ju.
1.Sara Jessica Parker i jep më shumë volum pjesës së sipërme të trupit me ngjyra të ndezura, me dizajne apo dekolte në formë V.
2.Angelina Jolie pëlqen që zakonisht t’i fshehë shpatullat e gjera dhe ijet me xhaketa të mëdha apo funde me pala.
3.Reese Witherspoon është 1.54 e gjatë, por duket më e gjatë. Jo sepse vesh taka, por zgjedh fustane mbi gju që e bëjnë të duket më e gjatë.
4.Victoria Beckham ka një trup të imët, por e fsheh me stilin e saj unik me rroba të gjera.
5.Tida Swinton e ka numrin e këmbës 41 dhe e fsheh me këpucë dy ngjyrëshe dhe me majë të rrumbullakosur.
6.Keira Knightley ka trup të gjatë e këmbë të shkurtra, por e fsheh këtë duke veshur funde me bel të lartë.
7.Meghan Markle nuk ka një trup me bel të ngushtë dhe e krijon atë duke vendosur rripa apo funde të ngushta që e theksojnë.
8.Vanessa Hudgens ka qafë të shkurtër, por e bën të duket e gjatë duke vendosur aksesorë, varëse e vëthë.
9.Kate Winslet i fsheh mirë joperfeksionet në trupin e saj me veshje me dekolte, me rripa apo me dizajne.