Izraeli mbërrin në Kosovë, stafi dhe lojtarët mbrohen nën masa të rrepta sigurie

Përfaqësuesja e Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, ndwrsa në aeroportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie. Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.

Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në rrjetin social X një video ku shiheshin lojtarët gjatë rrugëtimit të tyre drejt aeroportit në Izrael, të cilët u detyruan të strehoheshin, pasi një raketë u hodh në afërsi.

Related posts

“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Mesazh force i Gvozdenovic pas humbjes ndaj Egnatias: Duhet të përgatitemi, s’kemi zgjidhje tjetër

“Merita e lojtarëve”/ Nevil Dede përulës pas triumfit të madh, tregon për kë e kishte puthjen

Egnatia jep mesazh titulli, 4 gola dhe dominim absolut ndaj Elbasanit (video)