“E çuditshme”/ Ivan Gvozdenovic ndihet i vjedhur, deklarata pas ndeshjes me Egnatian

Ivan Gvozdenovic

Ivan Gvozdenovic, trajneri i Elbasanit ka folur pas ndeshjes Egnatia-Elbasani përfunduar 2-2. Tekniku i ekipet elbasanas shfaqi pakënaqësi në lidhje me arbitrimin.

Çfarë ndodhi? “Asgjë sepse sot ishim përballë Egnatias, ishte ndeshje shumë e hapur dhe bukur për tifozët. Katër golat nuk ishin pak, ndoshta meritonim më shumë. Golat e Egnatias erdhën nga penallti shumë të diskutueshme, unë nuk komentoj vendosjet e arbitrave, por sot ishte pak e çuditshme.

Pas golit të parë për Egnatian, neve ndërruam dhe formacionin. Ishim 3-5-2. Egnatia futi 3 lojtarë të gjatë dhe ishim pastaj ekuilibër në ajër, ishim në rregull. E dini si erdhën golat nga Egnatia, çfarë mund të them unë.

Unë fola me Ibraimin, Diallo ishte afër portës, unë kërkova më shumë. Kjo ishte pak, nuk ishte shumë mirë. Jam shumë i kënaqur për lojën, krenar për çunat. Lufta do vazhdojë. Edhe 1 pikë nuk është keq, kampionati është i gjatë dhe çdo pikë ka vlerë.

Ndoshta mund të rrinim pak më sipër, por prapë Egnatia nuk rrezikoi me lojë, por me topin e gjatë. Ne ishim përgatitur mirë. Goli erdhi si erdhi, nga një fat, për mua nuk ishte penallti as e para dhe as e dyta. Ne do vazhdojmë. Ne shënuam dy gola nga tranzicioni. Mund të bëjmë pak më mirë në pjesën e parë.

Ishim kundër Egnatias, nuk mund të fitojmë çdo ndeshje. Kampionati është maratonë, jo garë për 100 metër. Çdo pikë ka vlerë. Ne do luftojmë deri në fund, faza e tretë shumë e vështirë. Ne nga nesër do mendojmë për javën tjetër”, u shpreh Ivan Gvozdenovic për “RTSH”.

Related posts

“Nuk kishim mesfushorë”, Ilir Daja pas humbjes ndaj Vllaznisë: Ajo që më shqetëson më shumë është…

Balaj dhe Kallaku i japin fitoren Vllaznisë në terrin e “Air Albania-s”, Dinamo pa ide në kryeqytet

“Tre herë i thashë të kishte kujdes!”/ Enkelejd Dobi nervoz me lojtarin e tij, deklarata pas ndeshjes: Humbje që dhemb, marr përgjegjësi