Istanbulspor arriti një fitore të artë 1-0 me shije mbijetesë ndaj rivalit të drejtpërdrejtë si Giresunspor, në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të Superligës Turke, ku protagonist u bë dhe kapiteni Eduart Rroca. 29-vjeçari, ish-futbollist i Luftëtarit dhe i Kukësit në Superiore, dha një asist përfekt me kokë për sulmuese Eze, që bëri maksimumi në marrjen e topit dhe në konkludim, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 10-të.
Për sa i përket aktivizimeve në ndeshjen e sotme, vlen të theksohet se Rroca dhe Ethemi e nisën si titullarë, Topalli, u aktivizua në minutën e 84-t, ndërsa Loshaj dhe Guri e ndoqën duelin nga stoli.