Ishte në pelegrinazhin e Kishës së Laçit, rrëzohet një vajzë, dyshohet se ka ndërruar jetë rrugës për te Trauma

by KLIKOJE.AL

Një person ende i paidentifikuar është dërguar në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit. Sipas mjekëve të spitalit, një person i seksit femër dyshohet se është rrëzuar teksa ishte në pelegrinazhin e Kishës së Shna Ndout në Laç.

Sipas bluzave të bardha nga spitali i Laçit, personi ka marrë plagë të rënda ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. Ende janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.