34-vjeçari Leonardo Nardaçi vdiq në një aksident automobilistik natën e Krishtlindjeve në Itali. Makina me të cilën ai udhëtonte, e drejtuar nga një shok i tij, humbi kontrollin dhe viktima u hodh nga kabina.
Ndërsa trupi i tij ishte shtrirë në tokë, dikush ia hoqi orën nga kyçi i dorës. Këtë e ka bërë të ditur motra e Leonardos, Federica , duke nisur një apel për hajdutët në Facebook: “Kthejeni Rolex-in, ishte një kujtim ”.
Leonardo Nardaçi ishte në sediljen e pasagjerit kur makina e drejtuar nga një miku i tij doli nga rruga duke përfunduar nën një urë. 34-vjeçari është hedhur nga makina, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
“Atyre që tentuan të shpëtonin vëllanë tim sot, ju kërkoj me dashamirësi që të na kthejnë orën që i hoqët nga kyçi i dorës kur ai kishte vdekur, një Rolex Batman (blu dhe zi). Kujtdo që e sheh atë në kyçin e dorës së dikujt ose në ndonjë dyqan ku duan ta shesin, ju lutem më lajmëroni, ishte një kujtim për ne. Nëse nuk keni guxim ta ktheni, dërgojeni në shtëpi”, shkruan motra e viktimës.