“Isha në bisedime me Shehin”, Abilaliaj karikon Partizanin në prag të derbit: Duhet të jemi superiorë nga ana psikologjike

Arbër Abilaliaj ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Sport News” në News 24. Ai i ka prekur thuajse të gjitha temat që janë krijuar për të në rrugëtimin te Partizani. Tekniku i kuq ka kontribuar në karrierë si për Tiranën, por dhe Partizanin ku ka kaluar më shumë vite. Vlonjati ka folur për Orges Shehin, i cili pas largimit nga Tirana u përfol për një transferim te Partizani si trajner i të kuqve.

“Ku ka zë nuk është pa gjë, aq më tepër kur ka kaq shumë zëra. Unë e kam thënë, që jo vetëm Orgesi, por unë kam qenë në diskutime me 3-4 profile që mund t’i shërbenin Partizanit në ato momente, por duke pasur parasysh që jemi në mes të sezonit, duke qenë të kujdesshëm që të mos bënim lëvizje të jashtëzakonshme, pasi për ne garanci ishte ekipi. Gesi ka qenë një prej emrave, unë kam qenë në diskutime me të, por ka qenë një prej emrave, pasi këtu janë përmendur edhe emra të tjerë, të huaj, personalie të botës së futbollit. Opsione duhet të kesh shumë, pastaj vendimtarja është ajo që ndodhi, prezantimi im me presidentin Demi.

Pres një ndeshje me një dinamikë tjetër, një ndeshje të vështirë, pasi ekipet njihen mjaft mirë me njëri-tjetrin. Nga ana psikologjike duhet të jemi superiorë duke pasur parasysh edhe derbin e parë, por derbi është derbi, është një ndeshje që fillimisht duhet interpretuar dhe në fund fituar. Kur e interpreton mirë, ashtu siç duhet, ke më shumë shanse për të fituar, pastaj janë edhe episodet, fati, por këto janë gjëra që nuk i kontrollon dot.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit