136
David Domgjoni me skuadër të re. Ish-mbrojtwsi i Tiranws dhe Kastriotit është larguar nga Turqia duke u transferuar në Kazakistan.
26-vjeçari ka firmosur deri më 31 dhjetor të vitit 2024 me Tobol. Lojtari shtatlartë kaloi një sezon në Kosovë te Liria e Prizrenit, ndërkohë që është aktivizuar edhe në Turqi (Menemenspor, Manisa), Zvicër (Luzern) dhe Poloni (Nieciecza).
View this post on Instagram
Domgjoni ka luajtur me kombëtaret e moshave të Shqipërisë, ndërkohë që në qershorin e vitit 2021 debutoi me Kosovën. Fanellën e së cilës e ka veshur tri herë deri tani.