Ish-lojtari i Tiranës nuk i ndahet titujve, këtë herë shpallet kampion me ekipin e njohur europian (video)

by KLIKOJE.AL

Redon Xhixha shpallet sërish kampion. Skuadra e Qarabag, ku aktivizohet ish-sulmuesi i Tiranës ka zyrtarizuar ditën e sotme titullin, teksa mposhti në transfertë Sabilin, me rezultatin 0-3. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi, ekipi azer, ka vendosur kurorën, e titullit mëse të merituar.

Ky është suksesi i dytë radhazi për Xhixhën, pas atij me Tiranën. 24-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 88-të në duelin e sotëm. Ky ishte aktivizimi i 11-të në kampionat për Xhixhën, që ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Vlen të theksohet fakti se shqiptari u transferua te kampionët e Azerbajxhanit, në merkaton e janarit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.