Olsa Muhameti jo rrallëherë është akuzuar nga konkurentët e Përputhen, pasi kanë lënë programin për skenare të parapregatitura. Xhafer Thaqi ka qenë ish-konkurenti i rradhës, i cili shprehet se është autorja e programit që i shtyn konkurentët të deklarohen.
Pasi bëri këtë deklaratë të fortë moderatorja i kërkoi atij prova konkrete. Xhaferi nuk hezitoi dhe tregoi një video të regjistruar nga një bisedë me Muhametin, e cila degjohet t’i thotë ndër të tjera njërit nga konkurentët të deklarohej për Rrushe Zyban.
“Ti ke thënë para nja 3-4 ditësh, e the dhe në program, por unë ta hoqa që të vinte në formë surprize, që don t’i bësh deklarim Rrushes. Tani i ke thënë Ledës që jo po dua kohë, dua kohë. Tani si është çështja. Ky Prime është Prime i fundit dhe në qoftë se ti do të dalësh çun taman dhe jo çun legen. Sepse supozojmë që ti je çun legen sepse ke luajtur me 7 porta aty. A do ti që gjithë këtyre tu japësh një përgjigje? Dhe ta bësh në Prime sepse nuk ka ditë tjetër. Ditët e tjera kur ti do të kërkosh janë ditët e emisionit ditor. Do me thënë është ora 6 dhe nuk ka audiencën që ka ora 9 e Prime-it. Dhe ti çohesh në këtë Prime special dhe thua unë edhe pse më keni akuzuar, se ke dalë si njeri pa stabilitet edhe pse t’i kam rregulluar këto gjëra. Ka ardhur momenti që ti t’i thuash çdokujt që ti deklarohesh për Rrushen,”- degjohet të thotë Olsa Muhameti në video.
Ju kujtojmë që disa kohë më parë, Xhaferi deklaroi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me nje nga vajzat që ishin pjesë e këtij sezoni në program. I pyetur nga moderatorja më herët në këtë emision për emër konkret, Xhaferi nuk pranoi të tregonte , por tregoi se ka qenë më shumë se një konkurente.
“Janë munduar shumë, por jo nuk jam ai djalë. Po bëra diçka me dikë unë gjithëmonë e mbaj brenda vetes dhe se nxjerr kurrë. Dhe ato e kanë ditë se çfarë jam unë, se nuk do kishin shkuar deri në atë pikë,”-është shprehur ish-konkurenti i Përputhen.