Ish-kampion me Skënderbeun, sulmuesi shkëlqen me gol në Conference League (video)

Nazmi Gripshi është kthyer shumë shpejt në një protagonist absolut në radhët e skuadrës së Astanës, ku u transferua vetëm pak javë më parë. Mesfushori ofensiv shqiptar, ka lënë shenjë sot në ndeshjen e Conference League, ku skuadra kazake barazoi me rezultatin 1-1 përballë Milsamit të Moldavisë në transfertë.

Një goditje spektakolare me “gërshërë” e Gripshit ishte ajo që i dha Astanës avantazhin në pjesën e dytë të takimit, duke treguar aftësitë e futbollisti shqiptar para portës. Por për fat të keq, ky gol nuk ia doli të sillte një fitore, pasi vendasit barazuan shifrat në minutën e fundit të duelit.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont