Ish-futbollisti i Kukësit shfaqet protagonist në Turqi, gol dhe asist me skuadrën e tij (video)

by KLIKOJE.AL

Eduart Rroca është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Manisa, po luan në transfertë përballë Altay. Sfida e vlefshme për javën e 31 të Ligës së Parë është momentalisht me rezultatin 0-2.

Në këto dy gola, Rroca ishte protagonist. Futbollisti shqiptar asistoi në golin e parë në minutën e 13’, teksa vetëm 2 minuta më vonë ishte ai që tundi fundin e rrjetës.

Për 30-vjeçarin ky është goli i dytë sezonal, me Rrocën që numëron edhe 5 asistime.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.