Interesim i jashtëzakonshëm/ FSHF-ja nxjerr në shitje biletat me Poloninë, tifozëve nuk do iu pëlqejnë çmimet

????????????????????????????????????

Federata shqiptare e Futbollit ka publikuar së fundmi biletat për ndeshjen e Kombëtares kuqezi kundër Polonisë, datë 10 shtator ora 20:45 në “Air Albania”.

Ndryshe nga ndeshja me Moldavinë, çmimet e biletave janë rritur vërtet ndjeshëm.

Një vend në tribunat pas porte do të kushtojë 2000 lekë (të reja), ndërsa ato këndore 2500 lekë (të reja).

Në tribunën E (karshi), sektorët 102, 108, 203 dhe 209 do të kushtojnë 4000 lekë (të reja), ndërsa sektorët 103, 104, 105, 106, 107, 204, 205, 206, 207 dhe 208 të së njëjtës tribunë do të kushtojnë plot 6000 lekë (të reja).

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës