176
Inter fiton miqësoren e zhvilluar në Japoni ndaj skuadrës së Paris Saint-Germain me shifrat 2-1. Ekipi zikaltër fitoi me përmbysje, ndërsa minuta pati edhe për Kristjan Asllanin që hyri në fushë në minutën e 67′.
Një ndeshje pozitive për mesfushorin shqiptar ku do të kontribuonte në aksionin e golit të barazimit.
Mesfushori shqiptar nisi nga këmbët e tij rastin që do të finalizohej nga Esposito. Vetëm dy minuta më vonë Sensi përmbysi gjithçka.