Shaka dhe të qeshura për të gjithë. Paraditen e sotme edhe lojtarët e Inter festuan titullin kampion dhe yllin e dytë në rrjetet sociale. Nisma në Instagram ishte e Hakan Calhanoglu, i cili vendosi të zgjonte shokët e skuadrës pas natës së festës. I pari shfaqet Kristjan Asllani, që i lutet “mesfushorit më të mirë në botë”: “Calha kur do më lejosh të ekzekutoj një goditje dënimi?”.
Më pas vjen Dimarco i sapo zgjuar, duke qëndruar vetëm disa minuta online sepse duhet të shkojë për mëngjes (“por tashmë është ora 12…”). Më pas Barella, i ftuar nga të gjithë të shkojë të presë flokët: “Oh, por më lini të qetë. Marcus, ato syze janë të padenja”. Në fakt, Thurami është “zgjuar” por fshihet pas syzeve të diellit me pasqyrë dhe nuk thotë se ku gjendet (hotel?) për të mos u “gjetur nga tifozët”.
Calha sta facendo la storia con sta diretta pic.twitter.com/KPWetBHTk7
— BRUCE (@_E_C_U_R_B) April 23, 2024
Te Inter më pas ishte radha e Lautaro, i cili largohet shpejt sepse duhet “të jetë me fëmijët”. Të gjithë i kërkojnë me zë të lartë Calha të kontaktojë presidentin në Kinë… pas disa përpjekjesh Zhang përgjigjet dhe duartrokitjet shpërthejnë. Edhe ai është i përgjumur (është mbrëmje në Kinë), por Thuram e nxit: “Pres, unë e Calhanoglu kemi kushtuar zero euro. Zero euro! Makina jote kushtoi më shumë, ne duam një dhuratë”. “E dija se ishte gabim të hyja në këtë transmetim të drejtpërdrejtë…” përgjigjet numri një i zikaltërve.
“Presidente mi serve l’orologio che mi ha promesso”
“Presidente, lei ci ha avuto per zero euro. Ci meritiamo un regalino”Thuram è Dio pic.twitter.com/xCDaMSgZ4D
— BRUCE (@_E_C_U_R_B) April 23, 2024
Më pas presidenti pyet për motin në Milano (shi dhe i ftohtë) dhe lojtarët e pyesin: “Por a do të ketë autobus të hapur të shtunën pas ndeshjes?” “Po. Nuk e di se kur do të jetë ndeshja, por autobusi po, është në fundjavë për shkak të motit të keq.”