Inter-Egnatia në Itali, zbulohet data dhe stadiumi për miqësoren e luksit

Egnatia do të sfidojë Interin në një miqësore e cila padyshim mund të konsiderohet një ndeshje luksi për rrogozhinasit. Një reklamë për skuadrën e trajnerit Edlir Tetova teksa më datë 13 gusht zbresin në fushë për t’u përballur me Interin.

Tashmë, janë zyrtarizuar edhe detajet e fundit teksa është zbuluar stadiumi mikpritës për këtë ndeshje. Sfida do të zhvillohet më 13 gusht në orën 20:00 në stadiumin Paolo Mazza në qytetin e Ferraras. Stadiumi Paolo Mazza është shtëpia ku luan ndeshjet skuadra e SPAL dhe që ka një kapacitet prej 16.134 vendesh.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe