Institucioni i rrëzuar i trajnerit në Shqipëri, klubi i Superiores e largon pas katër ndeshjesh në stol (EMRI)

Skerdi Bejzade e ka mbyllur me Erzenin, vetëm dy ditë para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë në çerekfinale. Tekniku 49-vjeçar largohet nga drejtimi i shijakasve pas vetëm 5 ndeshjesh në krye.

Ai shënoi dy humbje, një barazim dhe dy fitore me Erzenin, njëra prej tyre që ishte dhe ajo me Vllazninë në ndeshjen e parë të Kupës, që u mbyll me rezultatin 2-1.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Erzeni (@kferzeni)

Ishte vetë klubi shijakas që e ka dhënë këtë njoftim, duke shkruar në rrjetet sociale: “K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese”.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)