Informacion i gabuar dhe të vërtetat rreth koronavirusit COVID-19
E PAVËRTETË: KORONAVIRUSI mund të mjekohet me antibiotikë dhe ilaçe anti-malaria
E VERTETA: Nuk ka vaksinë as mjekim për koronavirusin deri më sot.
Shencëtatët në gjithë botën po punojnë papushim për ta gjetur një vaksinë për virusin por nuk kemi dijeni se sa kohë do të duhet për ta gjetur. Mendohet se mund të duhen afërsisht 12-18 muaj.
Shkencëtarët gjithashtu po shikojnë se si mund të përdoren ilaçet e ndryshme ekzistues që mund të ndihmojnë në kurimin e koronavirusit duke përfshirë ilaçet që përdoren për mjekimin e artritit, malarias dhe SIDA-s. Nuk e kurojnë coronavirusin por mund të pakësojnë numrin e njerëzve që infektohen nga virusi dhe të pakësojnë ashpërsinë e rasteve.
Prandaj ka rëndësi të mos presim për një vaksinë apo mjekim (trajtim) për koronavirusin dhe kjo është arsyeja pse kaq shumë masa të shëndetit publik janë miratuar nga Australia.
E PAVËRTETË: Fëmijët janë “super përhapës” të koronavirusit.
E VERTETA: Nderkohë që fëmijët njihen si super përhapës të mikrobeve dhe sëmundjeve në përgjithësi, sidomos për influenzën mund të jenë të tillë, me sa shihet nuk është rasti me koronavirusin. Së pakut jo deri tani. Në asnjë vend të botës nuk ka të dhëna që tregojnë që përhapja e madhe e ketij virusi ka ndodhur me fëmijët. Nuk e përjashtojmë por të gjitha provat janë se ata nuk janë “super përhapës.”
E PAVËRTETË: Australia nuk mund të sigurojë pajisje dhe furnizime të mjaftueshme mjekësore (ventilatorë, maska, kite testimi.)
E VERTETA: mesazhi i thjeshtë drejtuar pacientëve dhe sidomos punojnësve të shëndetësisë që kujdesen për ta, është – po, Australia ka pajisje të mjaftueshme për ta lujftuar këtë pandemi. Megjithatë, ekziston një tendosje në të gjitha furnizimet e lidhura me testimin për shkak të kërkesës globale për tejkalimin e furnizimit dhe kapacitetit të prodhimit.
Stafi mund të jenë të sigurt qse ne kemi pajisje mbrojtëse personale që vijnë gjatë giithë kohës, që do të thotë, nga ana tjetër, pacientët mund të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm. Për shembull, Stoku Mjekësor Kombëtar ka më shume se 10 milion maska. Qeveria Australiane vazhdon të punojë për të siguruar maska të tjera për të siguruar që Stoku Mjekësor Kombëtar mbetet e furnizuar mirë dhe që Australia ka pajisje për mbrojtjen personale për të suportuar profesionistat tanë mjekësorë gjatë kohës që pandemia përhapet. Kjo përfshin forcimin e aftësive dhe kapacitieteve prodhuese vendase.
Në Australi aktualisht kemi 2,200 shtetër spitalor me ventilatorë. Duke repurposuar (ndryshuar për qëllim tjetër) makineritë anestezike dhe pajisjet e tjera gjatë 6 javëve të fundit, tani kemi 4,400 shtretër me ventilatorë dhe po përpiqemi ta rrisi numrin deri në 7,500. Në fillim të Prillit, numri i pacientëve me koronavirus në njësitë e kujdesit intensiv dhe që kishin nevojë për ventilator ishte 20.
“Communicable Diseases Netëork Australia” (Rrjeti I Sëmundjeve Ngjitëse të Australisë) po takohet çdo ditë për të rivlerësuar udhëzimet e saj për kërkesat e testimit në mënyrë që vetëm testimet esenciale (domosdoshme) të bëhen.
E PAVËRTETË: Spitalet e Australisë nuk do të jenë në gjendje ta përballojnë kërkesën e shtuar si pasojë e koronavirusit
E VËRTETË: Spitalet publike dhe private të Australisë kanë bashkuar forcat për ta luftuar koronavirusin. Nje bashkpunim historik në mes të qeverive Shtetërore dhe Teritoriale Australiane si dhe sektorit të spitaleve private do të bëjnë të disponueshëm edhe 34,000 shtretër dhe 105,000 stafë mjekësorë në shkallë kombëtar për të ndihmuar luftimin e koronavirusit.
Sektori privat do të ofrojë shërbime spitalor për pacientët publik, duke bërë pajisjet, shtretërt, furnzimet dhe sfafin e tyre në disponim për të plotësuar sistemin publik. Gjithashtu do të vazhdojnë të mbështesin nevojat e pjesëmarrësve të Skemës Kombëtare të Sigurimit të Aftësisë së Kufizuar (National Disability Insurance Scheme- NDIS) në spitalet publik me qëndrim të gjatë dhe pacientëve të ”kujdesit të moshuar” (aged care) dhe pacientëve me nevoja të përgjthshme.
Ky partneritet do të sigurojë që burimet e plota të sistemit shëndetsor të klasit botëror të Australisë janë të gatshëm dhe të përqendruar në trajtimin e pacientëve siç kërkohet nga pandemia.
E PAVËRTETË: Një bllokim (lockdown) do ta ndalojë virusin
E VËRTETË: Vendosja e kufizimeve për 2-3 javë dhe pastaj heqja e tyre dhe kthimi në jetën normale nuk do ta ndalojë përhapjen e koronavirusit.
Rreziku i bllokimit për vetëm 2 javë do të thotë që koronavirusi do ta ngrinte edhe një herë “kokën e shëmtuar” ndoshta më agresivisht se më parë.
Disa njerëz kanë pyetur pse nuk kemi bërë një “blanket lockdown” (bllokim që mbulon të gjitha) siç kanë bërë disa vende të tjera. Përgjigja është se ndryshe nga vende si Italia, Spanja dhe Irani dhe qytete si Wuha në Kinë, ku filloi shpërtimi i virus, ne kemi qëndruar përpara kurbës.
Në kohën kur ekspertët shëndetsorë në këto vende a kuptuan se çfarë po ndodhte, koronavirusi ishte jastë kontrollit dhe përhapej si zjarr i egër. Kjo është arsyeja pse spitalet në këto vende po vuajnë për të përballuar mjekimin ndaj njerëzve me format të rënda të sëmundjes.
Ekspertët tanë të shëndetësisë do të vazhdojnë të monitorizojnë numrin e rasteve të reja çdo ditë në Australi dhe se ku po ndodh transmetimi i virusit Ata pastaj do bëjnë rekomandimet e tyre bazuar në provat në lidhje me rregulla të reja apo kufizime të reja që duhet të vendosen. Të gjithë duhet të qëndrojnë të azhunuar me kufizimet aktuale duke vizituar faqen e internetit: www.australia.gov.au
E PAVËRTETË: Testimi i të gjithëve do ta ndalojë përhapjen e koronavirusit.
E VËRTETË: Si çdo virus, COVID-19 kalon nga një person tek tjetri. Vetëm distancimi shoqëror në çdo kohë dhe karantinimi në shtepi nëse nuk ndiheni mirë, mund ta ndalojë përhapjen e virusit.
Testimi për të konfirmuar në se dikush që ka simptoma dhe në fakt e ka COVID-19 ndihmon për të ndjekur përhapjen e sëmundjes dhe pakëson transmetimin. Nëse kemi njohuri që dikush e ka virusin, ai person mund ta izolojë vehten dhe kemi mundësi të ndjekim me cilët ka patur kontakt dhe kështu ta pakësojmë rrezikun e përhapjes së mëtejshme.
Megjithatë, testimi negativisht ndaj COVID-19 nuk do të thotë që nuk jeni në rrezik vet apo nuk paraqet rrezik ndaj të tjerëve. Mund të testosh negativisht ndaj COVID-19 pasi jeni ekspozar por para se të shfaqni simptoma. Mund të testoni negativ një ditë dhe të nesërmen të infektoheni me COVID-19. Prandaj është me rëndësi të praktikoni higjenën e mirë dhe distancimin shoqëror dhe të qëndroni në shtepi përveç se për gjërat esenciale (të domosdoshme). Kjo ndihmon në parandalimin e transmetimit të jo vetëm për COVID-19 por edhe sëmundjeve të tjera, duke zvogëluar kërkesën për shërbimet tona shëndetsore.
E PAVËRTETË: Kitet e Testimit nuk janë të saktë
E VËRTETË: Testimi aktual për COVID-19 përdorë atë që quhet amplifikim i acidit nukleik (Polymerase chain reaction (PCR)- reagim zinzhir polymerazë),që është shumë e saktë. Testi përfshinë një profesionist mjeksor që merr një exemplar (specimen swab) nga fyti ose hunda e personit. Aktualisht, të gjitha komponentet e testeve janë të prodhuara jashtë Australisë, Kryesisht ne Evropë dhe Azi. Ndërkohë që furzizuesit e shumtë të përbërësve të testimit dhe laboratorëve nëpër dhe brenda shteteve dhe territoreve përdorin përbërës të ndryshëm, fakti i rëndësishëm është se ata përdorin të njejtat metodologji testimi. Ekziston një tendosje në të gjitha furnizimet e lidhura me testimin për shkak të kërkesës globale që tejkalojnë kapacitetin e furnizimit dhe prodhimit. Testet e antitrupave të pikës së kujdesit nuk janë të saktë për diagnozë dhe për këtë arsye nuk rekomandohen për atë qëllim.
Qeveria Australiane po punon ngushtë me laboratorët nepërmjet “ Public Health Laboratory Network” (Rrjetit të Laboratorëve të Shëndetit Publik) dhe me furnizues me qëllim të sigurojë furnizime dhe të shqyrtojë zgjidhjen e mundshme alternative të furnizimt për të siguruar që Australia ruan kapacitetin dhe aftësinë për të testuar koronavirusin.
Futuni në këtë faqe të internetit rregullisht për të qëndruar të informuar në lidhje me zhvillimet kryesorë në përgjigjen e qeverisë Australiane ndaj COVID-19.
SBSgjithashtu ka një sërë informacionesh mbi COVID-19 në gjuhën tuaj. Mund të përdorni gjithashtu aplikacione në celularin tuaj dhe shtesa të shfletuesit (browser extensions) për të përkthyer informacionet e qeverisë. Kërkoje atë që plotëson nevojat tuaja.
Për informacione të tjera në gjuhën Angleze shikoni faqën e internetit: www.australia.gov.au.