“Infektimi i nxënësve nëpër shkolla do të kuptohet vetëm kur të shfaqet tek…”/ Eksperti: Problem që fëmijët janë asimptomatikë

by KLIKOJE.AL

Infeksionisti Ilir Tolaj thotë se kthimi në shkolla do të rrisë rastet por kjo nuk duhet të shihet si tragjike. Tolaj në “Debat Plus” ka thënë se është e vështirë që për 14 ditë të edukohen popullata e nxënësit në raport me kujdesin nga coronavirusi.

“Dy javë janë pak për të ndryshuar diçka, me përjashtim të disa çështjeve teknike”, tha ai.

Sipas tij, në bazë të statistikave nga vende të ndryshme botërore shkollat nuk e kanë rënduar shumë gjendjen e infektimeve me coronavirus.

Infeksionisti thotë se megjithatë dy javë nuk janë humbje e madhe nëse brenda kësaj kohe plotësohen mangësitë që janë identifikuar.

“Nuk është problem vetëm mësim nxënia. Edhe në aspektin social ka problem mbyllja e shkollave. Njerëzit janë qenie sociale dhe kanë dëshirë të shoqërohen”.

Infektologu thotë se problem i madh është që fëmijët janë asimptomatik dhe sipas tij infektimi i tij do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit.

“Infektimi i shokëve dhe shoqeve të klasës nuk do të vërehen. Infektimi i nxënësit do të vërehet vetëm kur të shfaqet te prindërit”, tha ndër të tjera Ilir Tolaj./Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.