Indonezi – Shënohet një nga golat më të çuditshëm në historinë e futbollit

by KLIKOJE.AL

Një nga golat më të pabesueshëm dhe më të çuditshëm në histori u shënua në ndeshjen e Kampionatit Indonezian mes Arema FC dhe Persikabo Bogor.

Arema FC dhe Persikabo u ndeshen mes tyre në fundjavë dhe ndeshja u mbyll me barazim 1-1.

Megjithatë, në këtë ndeshje u shënua një nga golat më të çuditshëm ndonjëherë në histori të futbollit.

Dhe me të vërtetë, nuk është ekzagjerim të thuash diçka të tillë, sepse Dendi Santoso i Areme shënoi një gol spektakolar me kokë nga një top i goditur nga lojtari kundërshtar, i cili u mundua ta largonte nga zona.

https://twitter.com/Falawithout_/status/1373824914524794882?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1373824914524794882%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fne-indonezi-shenohet-njeri-nga-golat-te-cuditshem-ne-historine-e-futbollit%2F

Nuk do të kishte asgjë kaq të çuditshme nëse situata nuk do të ndodhte rreth 20 metra nga goli i ekipit kundërshtar, dhe do të përfundonte në një mënyrë të paparë.

Mbrojtësi i Persikaba goditi me forcë topin nga zona e dënimit, por goditi Dandin në fytyrë dhe topi përfundoi në portë.

Askush nuk mund ta besonte atë që ndodhi, më së paku ekipi kundërshtar. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.