Incident në Shkodër, tifozët i dëmtojnë makinën delegatit të FSHF-së: Veprim që njollos qytetit, organizatorët ishin inekzistentë

by KLIKOJE.AL

Barazimi i Vllaznisë në shtëpi ndaj Laçit, ka sjellë reagime te tifozeria vendase të cilët, nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë.

Tensioni ka vazhduar edhe jashtë stadiumit, ku tifozeria shkodrane ka dëmtuar makinën e delegatit të FSHF-së, Alban Tafaj. Në një prononcim pas ndeshjes, Tafaj ka akuzuar organizatorët e ndeshjes, duke qenë se janë treguar inekzistentë në stadium.

“Mezi po nxjerrim arbitrat. U drejtuam drejt parkimit përballë që është privat dhe ishte ekipi i Laçit. Gjej makinën me xhama të thyer, me dyer të dëmtuara. Është incident që më la shije të hidhur sepse Vllaznia ka dhënë shumë për futbollin tonë dhe diçka e tillë e shëmton këtë qytet. Ndihem keq jo se u prish prona private, por po njolloset emri i Vllaznisë nga disa tifozë dhe organizatorët e ndeshjes që ishin inekzistentë të paktën për të bashkëpunuar me ne.

Më ka indinjuar gjesti në Shkodër sepse na kanë duartrokitur edhe kur kemi fituar por e kam më shumë me organizatorët që ishin inekzistentë”, tha Tafaj për “Oversport”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.