Partizani ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Erzenit, pasi ka siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat për t’u kthyer edhe një herë në vendin e dytë në klasifikim përkrah Vllaznisë.
Të kuqtë vuajtën në fillimin e duelit, por më pas një penallti e kontestuar nga vendasit u dha mundësinë të kalonin në avantazh me Carën. Goli i Mba dyfishoi shifrat pak më vonë, teksa të kuqtë ishin në kontroll të plotë të ndeshjes me këtë avantazh të dyfishtë.
Miqtë reaguan në pjesën e dytë duke kërkuar të hapnin lojën dhe u orientuan plotësisht drejt sulmit kur Preka doli me karton të kuq. Por kundërsulmet e shpejta sollën golat e Atanaskoskit dhe Bintsuka për Partizanin që vulosi këtë fitore me goleadë, për të marrë tre pikë të rëndësishme për moralin pas eliminimit nga Kupa.