itën e djeshme, Vëllai i Madh i ka dhënë një sfidë banorëve të BBV3, duke i ndarë në tre grupe. Sipas zarfit të mbërritur në shtëpi, tre të preferuarit e publikut, Ilnisa, Romeo dhe Juli duhet të zgjidhnin se cilët banorë donin në skuadrat e tyre dhe më pas do të lidheshin me litar.
Nëse një banor i grupit do të dorëzohej, atëherë të gjithë anëtarët e tij do të ishin të nominueshëm në spektaklin e ardhshëm ndërsa skuadra fituese do të fitonte imunitet.
Skuadra e Romeos, në të cilën përfshiheshin: Vesa, Roza, Rike, Heidi, Egla, Arta dhe Elvisi, është shpallur fituese.
Vetëm pak minuta më parë në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i bardhë në të cilin shkruhej se Ilnisa ka patur një mision sekret, të cilin mesa duket nuk ka mundur ta fitojë.
“Banorë, vëllai i Madh i dha Ilnisës një mision sekret. Ajo duhet të bindte një nga grupet që të prishte zinxhirin në mënyrë që t’i dhuronte imunitet dy prej anëtarëve të skuadrës së saj. Ilnisa nuk ia doli. Skuadra e Romeos shpallet fituese e lojës. Ata do të kenë imunitet në nominimin e radhës, të gjithë të tjerët janë të nominueshëm”, shkruhej në zarfin e lexuar nga Rikja.
View this post on Instagram