“Pësuam një gol të evitueshëm”/ Ilir Daja nuk e bën dramë barazimin me Skënderbeun: Do t’i kalojmë këto momente

Dinamo dhe Skënderbeu u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Trajneri i Dinamos, Ilir Daja doli në prononcim për mediat.

“Besoj se do t’i kalojmë këto momente, ashtu si ekipet e tjera. Ajo që na shqetëson janë mungesat në boshtin e ekipit, por do të shohim përpara dhe do t’i japim mundësi edhe djemve të rinj kur të vijë momenti. Besoj që Jonuzi do kohën e tij, është i vetmi afrim në merkaton e janarit.

Është një lojtar që ka goxha eksperiencë dhe e njeh mirë kampionatin shqiptar. Maliqi ka dy ditë që ka dalë në stërvitje për shkak të një viroze që kaloi. Rufati që është një mbrojtjës, duke parë pjesën e dytë nuk ishte shumë e nevojshme për t’u mbrojtur.

Ajo që bëmë gabim, ishte spostimi i Gudiabit drejt gjysmëhapësirave.  Besoj që në pjesën e parë hymë me një ritëm të ulët, ndërsa në të dytën me ritmin që duhej. Morëm një gol që ishte krejt i evitueshëm. Skënderbeu ka meritat e veta sepse bëri një pjesë të parë të mirë, ne u shfaqëm pak më mirë në të dytën sesa në të parën”, tha Ilir Daja.

LEXO ME SHUME:Rashica nga penalltia e Lorran barazon, Dinamo-Skënderbeu përfundon në paqe… (video)

Dinamo-Skënderbeu përfundon në barazim. Dy skuadrat kanë ndarë pikët në një 1-1 shumë të luftuar në “Elbasan Arena”. Të dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshëm, por sot kanë luajtur një ndeshje shumë të bukur si të barabartë, duke kërkuar të gjenin golin që në minutat e parë.

Related posts

“Bëhu arbitër”, Tirana “kunj” FSHF-së me postimin e fundit, publikon episodet e munguara në sfidën ndaj Elbasanit (video)

E PAPRITUR/ Humbi javën e kaluar, por dorëheqjen e jep sot, trajneri në Kategorinë e Parë bën “rrëmujë” klubin

Gvozdenovic i sinqertë pas ndeshjes ndaj Tiranës: Kundërshtari ishte më mirë se ne, barazimi rezultati më i drejtë