Ilir Daja me “dhimbje koke” në prag të Vllaznisë, dy lojtarë me probleme fizike

Dinamo nuk do të ketë të gatshëm kapitenin Bruno Dita për ndeshjen e së shtunës me Vllazninë. Ishte një mungesë e pritshme në fakt, duke ditur që mesfushori po linte pas një dëmtim dhe kundër Teutës pasoi një dëmtim tjetër.
Në këtë situatë, Dita do të mungojë të paktën këtë javë për blutë dhe vendin e tij mund ta marrin njëri mes Gudyabi-s dhe Tolit, varet nga gjendja e këtij të fundit.

Trajneri Ilir Daja nuk do të jetë në dispozicion as portugezin Nani, i cili mungon prej disa ndeshjesh, ashtu si dhe Eridon Qardakun. Por shkodrani ka shanse që të përfshihet në ndeshjen e radhës me Vllazninë, pasi është drejt rikuperimit.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)