Lushnja vijon merkaton aktive, firmos me ish-lojtarin e Egnatias dhe Flamurtarit (EMRI)

Ilir Allmuça

Ilir Allmuça është lojtari më i ri i Lushnjës. 28-vjeçari luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe i bashkohet skuadrës pas eksperiencës në Vlorë.

Allmuça ka mbajtur më parë veshur fanellën e Flamurtarit, Dinamos dhe Egnatias. Tashmë është koha për një tjetër aventurë.

Postimi i Lushnjës:

“KF Lushnja ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Ilir Allmuça!

Klubi dhe lojtari 28-vjeçar kanë nënshkruar një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin 2026/27.

KF Lushnja i uron shumë suksese Allmuçës dhe një sezon sa më të mbarë me fanellën verdhejeshile!”

LEXO ME SHUME:Elbasani vë bast për sulmuesin 21-vjeçar paguan 50 mijë euro për kartonin e tij

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)