Art

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha jetësohet në një vepër arti të veçantë (FOTO)

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha do të jetësohet në një skulpturë në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë në Malishevë.

Skulptura e veçantë është realizuar nga skulptori i talentuar Agon Qosja. Punën e tij, skulptori zgjodhi ta promovonte i pari.

Ai ka publikuar disa foto të portretit të artistes së mirënjohur, që ka dhënë një kontribut të madh në muzikën shqiptare. E punuar në detaje, kjo vepër arti është një nderim i veçantë që i bëhet një figure të tillë të artit shqiptar.

Nexhmije Pagarusha, një ikonë e muzikës shqiptare, njihet për këngët e saj si “Baresha”, ”Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Dallëndyshe”, këngë të cilat publiku vazhdon t’i dëgjojë me shumë nostalgji.

Related posts

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Ikona e festivaleve të viteve ’90 feston sot 69-vjetorin e lindjes! E gjeni dot për cilën këngëtare shqiptare bëhet fjalë?!

Regjistruan lahutën si instrument të tyre, qeveria serbe blen për 350 mijë paund pikturën me motive kombëtare shqiptare