FSHF jep shpërbime për katër ekipet që arrijnë “Final-Four”, zbulohen shifrat

Këtë sezon ka ndryshuar sistemi i “Abissnet Superiores”. Skuadra kampione do të vendoset pas 3 dueleve mes 4 ekipeve që renditen në “Final – Four”. Skuadrat do të përballen mes tyre për të përcaktuar edhe fituesin, i cili në fund përveç trofeut do të marrëq edhe shpërblim nga FSHF-ja.

Por Federata ka menduar edhe për 3 ekipet e tjera të “Final – Four”. Shpërblime do të ketë edhe për vendin e 2, 3 dhe 4. Skuadra që siguron titullin do të marrë në formë çeku 100 milionë lekë të vjetër.

Vendi i 2-të do të marrë 70 milionë lekë të vjetër, i treti 50 milionë lekë të vjetër dhe  i katërti do të sigurojë 20 milionë lekë të vjetër. Gjithashtu për fituesin e Kupës shpërblimi do të jetë 50 milionë lekë të vjetër.

Related posts

Edlir Tetova i hedh “kripë në plagë” Vllaznisë, postimi pas ndeshjes bën xhiron e rrjetit (FOTO)

“Me fat që jam pjesë e Egnatias”/ Nevil Dede “fluturon” pas fitores ndaj Vllaznisë: Kontrata? Pyesni presidentin

Sherr, karton i kuq dhe gol në fund! Egnatia ‘vret’ Vllazninë në Final-Four (video)