Egnatia është ekipi që do sfidojë Partizanin në finalen e titullit kampion. Ndeshja me Vllazninë u mbyll në barazim 0 me 0, teksa rrogozhinasit kaluan në finalen e “Final 4” pasi kishin avantazhin e barazimit.
Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN, trajneri Edlir Tetova.
NDESHJA-Është e vërtetë ishim duke pritur ndeshjen për ta sulmuar Vllazninë. Mendoj se kishim ndeshje të mirë 20 minuta të para, pastaj në 20 minutat e tjera toleruam pak. Pastaj skuadra u kthye në ekuilibër në pjesën e dytë. I kërkova skuadrës të mos nxitohet te qarkullimi i topit. Shkodra nuk po na vendoste në presion, po dhe dozat e presionit janë shumë të forta në këtë ndeshje.
SKUADRA-Nuk mendoj fare për presion te ky 90 minutësh. Sot i kërkova çunave që të luajnë, të kënaqen, ta shijojnë ndeshjen. Besoj ashtu ndodhi.
PARTIZANI-Janë ndeshje të kundërta me Partizanin. Vllaznia bën futboll të hapur, Partizani luan në tranzicion. Ndeshje për t’u shijuar nga të gjithë.Është dhe një ndeshje. Thjesht kemi kaluar në finale, nuk ishte se morëm trofe.
MESAZHI-Doja t’i thoja “Ik re”, një personi”, u shpreh Tetova.