755
Igli Tare nuk i ndahet Dinamos. Trajneri Di Biagio i kërkoi ndihmë para disa kohësh dhe i menjëherësh ka qenë reagimi i ish-sulmueist të kombëtares shqiptare, si dhe ish- drejtori sportiv i Lazios.
Tare i solli fat Dinamos dhe Di Biagios me praninë e tij në stadiumin e Laçit, pasi blutë arritën që të fitojnë ndaj kurbinasve edhe me një lojtar më pak. Igli Tare edhe sot ka preferuar që të ndjekë nga afër skuadrën ndaj Vllaznisë, ku nën shoqërinë e drejtorit sportive Haris Fakiç, ai ndodhet në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena”. Mbetet për të parë nëse Tare do të rezultojë edhe sot si hajmali për Dinamon, ku me një trepikësh mund ta shkelmojë përkohësisht krizën e rezultateve.