Milan u mposht 3-1 në fushën e Udineses në një mbrëmje ku Zlatan Ibrahimovic hyri në histori. Milan e nis keq përballjen me Udinesen në “Dacia Arena”. Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 10-të me Ronberto Pereyran.
Gabim nga Bennacer, që i shërben Tomorit shumë ngadalë. Samardzic lexon aksionin, merr topin dhe driblon drejt zonës. Topi përfundon te Pereyra, i cili godet dobët, por në një kënd që e befasoi portierin Maignan.
Milani ia doli të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë, pikërisht në minutën e katërt shtesë të këtij fraksioni, me Zlatan Ibrahimovicin , që shënoi me 11-metërsh. Gjiganti suedez hyri në historinë e Serisë A, pas u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në kampionatin italian. Me 41 vjet, 5 muaj e 15 ditë mbi shpinë, Ibra theu rekordin që mbahej nga Alessandro Costacurta.
Por nuk ishte e thënë që Milani të shmangte humbjen në fraksionin hapës, por vetëm dy minuta më vonë, pranë të gjashtën shtesë, Beto ktheu avantazhin për Udinesen. Në minutën e 70-të, Milani merr goditjen e radhës nga këmbët e Kingsley Ehizibue, që u gjend në kohën dhe vendin e duhur, 3-1.