I veshur si “Spiderman”, ish-sportisti godet me grushta dhe shufra metalike punonjësit e një supermarketi (video)

Një person i veshur me kostumin e Spider-Man, goditi me shkelma dhe grushta punonjësit në supermarket, duke lënë njërin prej tyre pa ndenja në Britani. “Spidermani” është 33-vjeçari, Josh McDonald.

Daily Mail shkruan se, McDonald fitoi një sërë ndeshje të arteve marciale pas stërvitjes në Akademinë e Arteve Marciale Black Dragon. Ai mburrej shpesh se ishte pretendent për ‘kampionatin botëror të kikboksit Iska’ në vitin 2016 në Shtutgart të Gjermanisë.

Ëndrrat e McDonald-it për të qënë një yll sportiv tani janë shkatërruar pasi ai dhe katër të tjerë pranuan përfshirjen e tyre në sulmin e dhunshëm në Asda në Clapham Junction, në jug të Londrës, një mbrëmje në korrik 2021. Pamjet e publikuara të postuara në internet, tregojnë “Spider-Manin” duke dhunuar me shufra metalike stafin e Asdas.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës