“I vendosi 3 gishta në ballë dhe nuk…”/ Ish-mësuesja e Liridonës rrëfen momentin kur Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit

by KLIKOJE.AL

Mësuesja e Liridona Ademaj ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij, vrasjen e së cilës dyshohet se e porositi për një shumë prej 30 mijë euro.

Teuta Haxhiu tregoi se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti dhe se me ftohtësi i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi. Mësuesja u shpreh se ky moment nuk do i largohet asnjëherë prej mendjes, ndërsa tregoi se në syrin e majtë të Liridonës kishte një mavijosje.

Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha ajo në një intervistë.

Haxhiu shtoi se vrasja e saj në prezencë të dy fëmijëve ishte vdekje e dyfishtë për 30-vjeçaren, ndërsa theksoi se nuk e mendonte kurrë se Naim Murseli mund të ishte ekzekutuesi i saj.

“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.

Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin ‘Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teuta,” theksoi Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridonës.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, pranë banesës së çiftit pasi ata po ktheheshin nga një darkë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.