I ulur në gjunjë me kutinë e unazës në dorë, Dj Pm bën propozimin e papritur për Sarën (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Duke qenë se prej disa muajsh po shijojnë një romancë të bukur mes tyre, të gjithë duan të dinë se kur do ta ‘plasë’ pyetjen e madhe Dj Pm. Çifti ka udhëtuar drejt Prishtinës në fundjavë në dasmën e një prej miqve të tyre dhe në një moment të gjithë besuam që PM i propozoi Sarës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Dj Pm shfaqet me një kuti unaze dhe ulet në gjunjë pranë Sarës, teksa kjo e fundit shihet pafund e emocionuar.

Megjithatë kutia ishte bosh dhe gjithçka ishte një lojë.

Më vonë, ndoshta i ndjerë edhe në faj për rrengun e tij, Dj Pm I bëri një dedikim shumë të bukur Sarës në Instagram.

“Në Romë kam qenë, po romantik s’jam hiç. Nuk e di cfarë të shkruaj, veç “Urime ditëlindja zemra ime e mirë”. T’i uroj krejt t’mirat e botës e ishalla sukseset nuk të ndalen kurrë. Të dua Sarushka ime”- ka shkruar ai.

Kështu që për të parë një propozim fejese nga çifti na duhet të presim edhe ca.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.