5.6K
Ditën e hënë, skuadra e Erzenit ka një sfidë të rëndësishme përballë Kukësit. Ekipi shijakas do të luajë në një transfertë, ku duhet patjetër arritja e pikëve për të mos vështirësuar situatën në klasifikim.
Megjithatë në orët e fundit, Adolf Selmani ka shkëputur kontratën me klubin shijakas. Mësohet se lojtari ka qenë i pakënaqur me minutazhin e pakët që i është dhënë në këto javë lojtarit. E ardhmja e qendërmbrojtësit mund të jetë te skuadra e Ilirisë së Fushë-Krujës, aty ku babai i tij është në rolin e presidentit.