“I mblodha çunat për t’i falenderuar”, Abilaliaj nuk e bën dramë barazimin ndaj Skënderbeut: Jam i kënaqur me paraqitjen e tyre

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj foli pas barazimit me Skëndërbeun. Ai u shpreh i kënaqur për mënyrën se si skuadra e tij u paraqit në fushën e lojës.

“Ndeshja kishte vetëm 3 raste, ne vazhdojmë sëmundjen tonë të vjetër që shpërdorojmë shumë. Lojtarët që u futën në fushën e lojës dhanë maksimumin dhe për mënyrën se si u luajt, me pak vëmendje dhe agresivitet më të madh mund të shkonim tek fitorja, vlejnë rastet e Arit dhe Da Silvës.

Në aspektin e volumit të krijuar jam i kënaqur dhe besoj do dalim nga kjo gjendje dhe prandaj i mblodha çunat për ti falenderuar. Janë 5 barazime që ndikojnë, sot ndeshjen duhet ta fitonim ashtu siç erdhi. Ndeshja sot skishte histori thjesht duhet të kishim futur topin në rrjetë. Kristian nuk mund të luante me shumë se 45 minuta sepse smund ta rrezikojmë, ishim të detyruar të largonim bashkë me Carën” deklaroi Abilaliaj për “MCN TV”.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont