“I kam marrë masat”, Ramadan Ndreu flet për ndeshjen me Tomorin: Nuk dalim pa pikë, të tregojmë që kemi stabilitet

by S.M

Pas tre barazimeve radhazi, Kastrioti kërkon të arrijë te fitorja për të mos humbur kontaktet me kreun. Ekipi krutan do të luajë ndaj Tomorit në Berat. Trajneri Ramadan Ndreu gjatë një deklarate do të shprehej.

“I kam marrë që të gjitha masat, që edhe nga Berati të mos kthehemi duarbosh.  Shkojmë në Berat, pas tri sfidave të vështira që kemi zhvilluar në kampionat. Tomori ka treguar stabilitet, por ne jemi një ekip që vijmë nga Superiorja dhe është momenti të tregojmë që kemi bërë mirë këto vitet e fundit. Unë jam optimist”, përfundoi numri një i pankinës krutane.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.