Teksa moderatori Ronaldo Sharka ishte i ftuar në emisionin e Fjodora Fjorës, një incident i pakëndshëm ka ndodhur.
Në një moment të caktuar, moderatorja i harron emrin, gjë që nuk është pritur aspak mirë nga Ronaldo. Ndërsa Fjodora i kërkon ndjesë, gazetari që duket i acaruar, ia kthen duke thënë se “nuk ka problem, mosha bën të veten”.
Pjesë nga debati:
Fjodora: Tani vazhdoni ma thoni këtë Ronaldo Sharkën. Kush është ky Ronaldo Sharka. Çfarë përfaqëson ky?
Ronaldo: Ronaldo jam unë. Unë kur i ftoj të ftuarit e mi nuk ja u harroj emrat, por gjithsesi.
Fjodora: E pra se na habite tani thashë se po flasim për një njeri që e ke pasur të ftuar në emision. Më bëtë lëmsh tani me këtë gjë. Të kërkoj shumë ndjesë.
Ronaldo: Nuk ka problem, mosha bën të veten.