Gjatë puntatës së fundit të Përputhen Samiu u deklarua për Efin dhe kjo gjë përloti konkurrenten në emision.
Mirëpo në këtë moment ka ndërhyrë nga jashtë Ana Gjini, e cila ka dalë çift me Bruno Shemshin para pak ditësh.
Në një video në TikTok Ana shprehej:
“Mëngjesin e sotëm e nisim me deklarimin e pulës për gjelin…”
@anagj1ni #🖤🥀 ♬ original sound – anagjini
Kjo ironi e Anës me sa duket nuk është pritur aspak mirë nga Samiu, ndërsa konkurrenti nga Kosova ia ka kthyer po me ironi duke postuar një personazh në InstaStory dhe poshtë bën tag Anën duke e krahasuar me të.
Megjithatë Ana nuk ka ndërmend ta mbyllë këtë sherr virtual, teksa sot ka postuar një video të Samiut duke bërë twerk.
Por pse gjithë këto ironi mes tyre?! Çfarë kanë Ana dhe Samiu me njëri-tjetrin që nuk e kemi parë në emison? Dhe pse i fshinë postimet e tyre kaq shpejt?! Mbetet për t’u parë…