I dënuar me 18 vite burg, gjykata e Apelit të Janinës vendos për ekstradimin e Laert Haxhisë

by KLIKOJE.AL

Gjykata e Apelit e Janinës ka vendosur të lejojë ekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhisë. Shkalla e dytë e gjyqësorit helen është shprehur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë, por Haxhiu ka edhe të drejtën e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Lartë greke. Prej disa javësh Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij si i shpallur i dënuar me 18 vite burg nga Gjykata e Lushnjes për vrasje të mbetur në tentativë. Haxhia vijon të jetë në proces gjyqësor dhe në SPAK për masakrën e Lushnjes.

Ai akuzohet për 6 vrasje të ndodhura në vitet 2021-2022 nga prokuroria e Elbasanit. Dy muaj më parë ekstradimi i Haxhias u refuzua nga Gjykata e Janinës pas kërkesës nga shteti shqiptar. I dënuari, kreu i grupit kriminal, bashkë me të penduarin e policisë, Artan Tafani rezultojnë bashkëpunëtor në 4 vrasje në Shqipëri. Gjithashtu 31-vjeçari ka urdhëruar dhe dy vrasje në Greqi.

Të gjitha këto krime kanë ndodhur nga vitit 2018 deri në vitin 2021-shin. Ata vranë Çajup Selimin, Fridman Xhaferajn, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.