Hyn në fushë dhe arrestohet nga policia, ish-futbollisti i Partizanit në telashe; nuk iu bind urdhrit të gjykatës

Nuk arriti ta shijojë as edhe një minutë fushën e gjelbërt, kjo pasi ai përfundoi në prangat e policisë. Futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Theophilus Solomon, u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia ka konfirmuar arrestimin e sulmuesit Solomon gjatë ndeshjes Dukagjini – Dinamo.

“Mund të ju konfirmoj se një person shtetas i huaj, i kerkuar nga INTERPOL, konkretisht nga Republika e Shqipërisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për procedura të metejme sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha për Sinjalin.

Solomon raportohet se ishte arrestuar më parë edhe në Shqipëri, pasi ishte akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së tij.Futbollisti e kishte për obligim që të paraqitej në policinë e Kosovës çdo tre muaj, gjë që thuhet se nuk e kishte bërë.

Dukagjini arriti të fitoj minimalisht me rezultat 1:0 kundër Dinamo Ferizajt, duke depërtuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës