Humbja ndaj Vllaznisë lë me pasoja Dinamon, Mehmeti pa dy titullarë të rëndësishëm kundër Egnatias

by KLIKOJE.AL

Dinamo do të përballet me Egnatian të premten në orën 13.30, një sfidë që, sikur të mos mjaftonte niveli i kundërshtarit, është bërë edhe më e vështirë për shkak të mungesave në mbrojtje.

Trajneri Dritan Mehmeti do të jetë pa dy qendërmbrojtësi Rustem Hoxha e Jocelin Behiratche, të cilët u ndëshkuan me kartonë të verdhë në ndeshjen kundër Vllaznisë, ndërkohë që Hoxha mori edhe të kuqin më pas, në fundin e ndeshjes, për një ndërhyrje ndaj Bekim Balajt.

Telashet në qendrën e mbrojtjes vijnë pikërisht në përballjen me sulmin më të fortë të kampionatit, edhe pse forca sulmuese e Egnatias është zbehur në javët e fundit, me vetëm dy gola të shënuar në katër ndeshje. Gjithsesi, mbetet sulmi më pjellor, me 43 gola në 25 javë.

Për të mbushur boshllëkun, në qendër mund të luajnë Stivi Janku, mbrojtësi i ardhur në merkaton e janarit pikërisht nga Egnatia, dhe Alesio Mija, ndonëse roli i preferuar për të është i mesfushorit para mbrojtjes, ose mesfushori tjetër, Fatjon Andoni. Dinamo do të kërkojë të rikehehet në katërshen e parë, ku qëndroi vetëm një javë, pas fitores me Skënderbeun.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.